PROJEKTI

 

EKIPI

Projekti “Lugina e Qëndresës” është realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al), me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Pas përvojës pozitive me projektin online  www.muzeuimemories.info, ky projekt synon të nxisë reflektimin dhe dialogun mbi të kaluarën. Ai paraqet për herë të parë historinë dramatike të Spaçit, rezistencën, jetën dhe organizimin e tij. Në faqen online do të publikohen për herë të parë dokumente arkivore që lidhen me Spaçin dhe sidomos me Revoltën e vitit 1973.

Pjesë e projektit virtual online është:

• Paraqitja e historisë së vendeve të vuajtjeve të dënimit dhe të jetës në kampin – burg në periudhën komuniste nëpërmjet formave të reja artistike të komunikimit publik.

• Promovimi i “qëndresës” dhe “mbijetesës” si forca të rëndësishme transformuese për Shqipërinë e gjeneratës se re dhe si një vlerë mbi të cilën duhet të ndërtohet e ardhmja e vendit.

• Informimi i brezit të ri me të kaluarën, sistemet e dënimit, qendrestarët ndaj sistemit dhe vlerat që ata përfaqësonin.

• Nxitja e studiuesve të rinj për të hulumtuar mbi pasojat që solli sistemi diktatorial, shkeljen e të drejtave të njeriut, por edhe me mënyrën se si funksiononte një burg politik.

• Instalimi i kulturës së Kujtesës Kombëtare tek brezat e rinj, si një bazë e domosdoshme për t’u njohur, në mënyrë që gabimet e së shkuarës, minimalisht, të mos përsëriten më në të ardhmen.

wwee