SPAÇI MONUMENT KULTURE, POR I BRAKTISUR


Kategorizimi i burgut të Spaçit me statusin “Monument Kulture” i kategorisë II-të, gjatë tranzicionit nuk e ka ndaluar dorën e njeriut ta dëmtojë, ta grabisë pjesë – pjesë për skrap dhe kështu, të zhduk detaje e prova të jashtëzakonshme të historisë së këtij vendi vuajtjesh dhe sakrificash njerëzore.

Nisma të shumta e premtime periodike për kthimin e Spaçit në zonë muzeale, stacion kujtese, reflektimi dhe turizmi, me të gjitha elementët e praktikave më të mira të vendeve të tjera, ende kanë rezultuar të pa suksesshme.

Spaçi duket i harruar, i braktisur, i lënë jashtë memories kolektive, megjithese mbetet unik dhe simbol për gjithça përfaqesonte regjimi komunist dhe diktatura në Shqiperi.

Kjo nisme e ISP e mbeshtetur me modesti nga Ministria e Kultures, dhe shume te tjera te ketij lloji, jane shenja pozitive dhe kontribute, per te rikthyer vemendjen dhe respektin e merituar ndaj Spaçit dhe atyre qe jetuan e mbijetuan brenda drames se tij.