REVOLTA E SPAÇIT – MAJ 1973

 

Pavarësisht se Spaçi ishte burg unik dhe periudha e funksionimit të tij përfshin kohën e ashpersimit të praktikave të dhunshme të regjimit, Spaçi ka realizuar edhe një prej akteve të pakta dhe të jashtëzakonshme të rezistencës dhe revoltës antikomuniste.

Revolta e Spaçit nisi më 21 maj 1973 dhe zgjati 3 ditë. Ajo nisi si revoltë dhe mosbindje ndaj punës së detyruar dhe kushteve mizerabël dhe shumë shpejt u dominua nga thirrjet antikomuniste dhe patriotike.  Megjithëse regjimi reagoi ashper dhe përdori të gjithë arsenalin e tij (forca speciale, forca ushtarake, forca policore, vullnetarë civil të regjimit, etj), për të shtypur revoltën 72 orët e saj mbeten unike. Regjimi ekzekutoi disa nga organizatoret, dhe ende pas 43 vitesh, nuk janë gjetur varret e tyre. Shumë prej të burgosurve të tjerë morën dënime e ridenime të larta.

Revolta e Spaçit i tregoi Shqipërisë dhe botës se rezistenca antikomuniste vazhdoi të mbijetonte, me gjithë dhunën dhe presionin e ashper të diktaturës.

9kapak