REPARTI 303 – HISTORI E PANJOHUR


Më 25 maj të vitit 1951, regjimi komunist me urdhër të Byrosë Politike krijoi Repartin 303, – një organ tipik i diktaturës të proletariatit, i mbështetur në modelet sovjetike të Gulakut. Qëllimi ishte unik: jo vetëm burg i sigurisë së lartë për “armiqtë” e sistemit, por edhe kamp pune i sigurisë së lartë me trajtim jashtë çdo standardi njerëzor.

Reparti 303 ka ndertuar një seri veprash të mëdha publike me rëndësi ekonomike, disa prej të cilave janë edhe sot funksionale. Itinerari që ndoqi reparti 303 përshkroi gjithë Shqipërinë, duke nisur nga Peqini, Berati, Tirana, dhe duke përfunduar në minierat e Spaçit.

Në Spaç niveli i shfrytëzimit ishte maksimal, dhe aty do të vuanin dënimin edhe me punë të detyruar mijëra të dënuar për arsye dhe akuza politike.