LUGINA E MBIJETESES

 


Para vitit 1968 Shqipëria komuniste njihte dy lloj burgjesh: ato të izolimit dhe kampet e punës. Burgu i Spaçit u ndërtua si eksperiment brutal që i bashkon këto dy elemente. Pozicioni i tij ishte unik, në mes të maleve dhe në mjedis të ashper, në formë hinke dhe me nivelin më të lartë të sigurisë në vend për të gjithë të burgosurit politikë.

Në panoramën e mësipërme jepet skema e organizimit të kampit. Lugina e Spaçit ndodhet në rajonin malor të Mirditës, në izolim nga rrugët kombëtare dhe qendrat e banuara, midis malesh. Ky pozicion gjeografik dhe historia e saj dramatike e shndërruan këtë luginë në një burg natyral, larg syrit të njeriut dhe vemendjes publike.