ARRATISJA NGA FERRI DHE TORTURA


Kampi – burg i Spaçit, përveç pozicionit jo të favorshëm gjeografik për të lejuar arratisjen, kishte edhe një survejim të jashtëzakonshëm me polici dhe ushtri speciale. Disa të burgosur politikë tentuan, disa arritën ta kalojën barrierën e parë, por në çdo rast u kapën dhe u ekzekutuan për tu bërë shembull për të burgosurit e tjerë.

Sistemi i vuajtjes së dënimit në kampin e Spaçit sipas dokumenteve të arkivuara, dëshmive të të dënuarve, por edhe të gardianëve të penduar, ishte një sistem që e praktikonte rregullisht torturën si mjet frikësimi dhe detyrimi. Disa nga torturat më të tmerrshme që ushtroheshin ndaj të dënuarve ishin:

• Rrahje me dru deri sa të bëhen plagë dhe të bjerë mishi.
• Kruarje e plagëve të qelbëzuara me dru
• Elektrik në vesh
• Futje e kripës në mish
• Tortura me ujë të ftohtë
• Lënia pa bukë deri në vdekje
• Torkuta me jelekun e forcës